Maqedoni

Rrjedhin afatet për krijimin e qeverisë

14.05.2014 17:41

Qeveria e re e Maqedonisë, që do të udhëhiqet nga dy partitë fituese në zgjedhje, VMRO-DPMNE dhe BDI...

Qeveria e re e Maqedonisë, që do të udhëhiqet nga dy partitë fituese në zgjedhje, VMRO-DPMNE dhe BDI, duhet të formohet më së voni deri më 27 prill. Ky është afat të cilin e parashikon Kushtetuta dhe ligjet. 
 
Presidenti i Shtetit, Gjorge Ivanov, me nisjen e mandatit të tij të ri, ka për obligim që në afat prej 10 ditësh, pas formimit të Parlamentit, të dorëzojë mandatin për themelimin e Qeverisë së re, gjegjësisht më së voni deri më 27 maj.
 
Mandatari i partisë që ka më së shumti deputet në Parlament, gjegjësisht VMRO-DPMNE, në afat prej 20 ditësh pas dorëzimit të mandatit nga presidenti i Shtetit, Kuvendit i dorëzon programin dhe propozimet për përbërjen e re qeveritare.
 
Formimi i Qeverisë së re do të duhet të votohet nga Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve më së voni deri më 16 qershor. Për formimin e Qeverisë së re do të duhen 62 deputet, ndërsa VMRO-DPMNE ka 61 deputet, por formimin e Qeverisë ajo do ta bëjë me BDI-në që ka fituar 19 deputet, por duke përfshirë edhe deputetin e vetëm të partisë GROM. 
 
Negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë në fazën e parë, ku dy grupet punuese negociojnë për harmonizimin e platformave politike, për të krijuar një platformë të përbashkët qeverisëse. Faza e radhës e negociatave do të jetë për ndarjen e resorëve.
 
Vazhdimi i negociatave BDI-VMRO, ditë më parë mori mbështetjen e bazës së BDI-së, me arsyetimin se synim i shqiptarëve të Maqedonisë  dhe i BDI-së është anëtarësimi në NATO dhe BE.  
 
AFRIM TANALLARI