Botë
Tërmet në Filipine njëftohet për të vdekur dhe të lënduar
11.02.2017 13:43
Një tërmet i fuqishëm goditi jugun e Filipineve duke lënë të paktën gjashtë të vdekur, qindra të plagosur si edhe shkatrrime të shumta...

Tërmeti me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter shkaktoi shembjen e disa ndërtesave në provincën e Surigao del Norte, 730 kilometra në jug të Manilas.
“Ka kaos, pasi shumica e banorëve të prekur janë shumë të tronditur’’, deklaroi guvernatori Sol Matugas.
“Shumë zona nuk kanë energji elektrike dhe aeroporti është mbyllur’’, shtoi ai.
Ky tërmet ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë zonë që nga viti 1879, kur një tjetër tërmet me magnitudë 6,9 ballë goditi qytetin prej 150 000 banorësh.
