Botë

Putin preferon takim me Trump në Slloveni

11.02.2017 14:13

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, preferon të takoj presidentin amerikan Donald Trump në Slloveni...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, preferon të takoj presidentin amerikan Donald Trump në Slloveni, prej ku e ka origjinën Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump.
 
Putin tha se do të ishte i lumtur të mbante takimin e parë me presidentin Trump, në Slloveni, porse ka shumë faktorë që ndikojnë vendimin për vendtakimin.
 
Putin i bëri këto komente të premtën, pasi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ofroi kryeqytetin e tij, Lubjanën, si vend potencial për takimin Trump-Putin.
 
Sllovenia "është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana", tha Putin pas takimit me Pahorin në Moskë. Edhe Putin, edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera.
 
Dy presidentët kanë folur në telefon më 28 janar, por data e takimit nuk është caktuar ende. Sllovenia ka qenë vendi i takimit të parë të Putinit me ish-presidentin amerikan, George W. Bush, në vitin 2001.