Maqedoni
Kocijançiq: KE e ndjek situatën në kufirin jugor të Maqedonisë
11.02.2017 17:52
Pasi dje Komisioni Evropjan kishte nevojë që "në mënyrë shtesë të kontrollojë" çfarë probleme i krijon Maqedonisë greva e fermerëve grekë...

Pasi dje Komisioni Evropjan kishte nevojë që "në mënyrë shtesë të kontrollojë" çfarë probleme i krijon Maqedonisë greva e fermerëve grekë, sot u njoftua se "ka diçka" në kufirin Maqedoni-Greqi, i cili gjatë këtyre ditëve është e mbyllur për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Zëdhënësja e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, tha se "Brukseli e ndjek situatën" dhe me problemin në kufirin jugor të Maqedonisë, për dallim nga kolegia e saj, Lucija Kude, e cila dje tha se "KE ka informacione vetëm nga autoritete greke dhe bullgare për probleme në kufijtë e tyre".
"Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën më shumë kujdes, posaçërisht në kontekst të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim", theksoi Kocijançiq.
Ndryshe mbrëm negociatat mes qeverisë dhe bujqve grekë, të cilët tashmë tre javë bllokojnë rrugë në shenjë proteste kundër kursimit, nuk sollën deri në kompromis, pas çka sindikatat njoftuan se vazhdojnë bllokimet.
Ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolu e udhëhoqi delegacionin qeveritar, i cili gjatë tre orëve negocionte me sindikatat, të cilat i përfaqësojnë bujqit në vend.
“Asgjë pozitive nuk doli nga bisedimet”, deklaroi Vangelis Butas nga Komiteti koordinues i fermerëve, të cilët protestojnë.
Butas u bëri thirrje “të gjithë grekëve” të bashkëngjiten në protestat e bujqve në qendrën e Athinës të martën dhe tha se bllokimet rrugore do të vazhdojnë.
