Botë
Policia Italiane sekuestron 8 ton drogë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë
11.02.2017 19:32
Policia financiare e qytetit të Ankonës në Itali më 8 shkurt ka sekuestruar në territorin e Venecias 8 tonë drogë...

Policia financiare e qytetit të Ankonës në Itali më 8 shkurt ka sekuestruar në territorin e Venecias 8 tonë drogë të tipit hashash e cila po transportohej në një kamion, që kishte mbërritur pak orë më parë me një traget të linjës Shqipëri- Itali.
Sipas Mediave italiane nën pranga është vënë drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar shtetas i Maqedonisë. Operacioni i Financës së Ankonës ka nisur menjëherë sapo kamioni i tipit TIR, ka zbarkuar në portin e Ankonës pasi policia italiane ishte në dijeni të ngarkesës së drogës, por e ka lejuar të kalojë për të zbuluar destinacionit final të dorëzimit të saj.
Në një pikë furnizimi, karburanti në provincën e Venecias, drejtuesi i kamionit ka braktisur rimorkon me ngarkesën e drogës. Nuk dihet nëse ky ishte vendi i dorëzimit të drogës apo drejtuesi i automjetit e ka lënë pasi ka nuhatur ndjekjen nga policia italiane. Në rimorkion e braktisur policia italiane ka gjetur 8 tonë marijuanë e mbuluar me material polisteroli.
