Maqedoni

PDSH nuk thërret kongresin, Thaçi rikthehet në krye të partisë

11.02.2017 19:40

Partia Demokratike Shqiptare, përfundoi mbledhjen e Kuvendit Qëndor me vendimin kryesor, të mos pranojë dorëheqjen e Menduh Thaçit...

Partia Demokratike Shqiptare, përfundoi mbledhjen e Kuvendit Qëndor me vendimin kryesor, të mos pranojë dorëheqjen e Menduh Thaçit, të dhënë pas rezultatit zgjedhor të 11 dhjetorit, e të anulojë thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.
 
Kuvendi qëndor I PDSH-së, përveç mospranimit të dorëheqjes vendosiedhe që Kongresi i Pdsh-së për çështje programore dhe organizative të mbahet pas zgjedhjeve locale si dhe mandatoi Kryetari i Pdsh-së Menduh Thaçi të nis konsultimet me partitë tjera për formimin e qeverisë me mandatar pikërisht kryetarin e PDSH-së.
 
As përfundimit të takimit të kryesosë qëndrore, Thaçi deklaroi se e ka pranuar vendimin e KUvendit qëndror për arsye morale dhe për t mos djegur asnjë anëtar tjetër të PDSH-së që do të zgjidhej kryetar, në zgjedhjet lokale që mbahen së shpejti.
 
“Të kishte qenë kontekst tjetër kohor , nuk do kishte focë të më detytojë të tërheqjen. Situata është e vështirë në parti, kei zgjehdjet locale në prag nuk desha të veproj si liderët e tjerë e të djeg ndonjë tjetër, unë po djeg veten edhe një herë . Cdo kryetar I ri do të rrezikonte në këtë kohë të  ballafaqohej ndoshta me rezultat të dobët, e kjo nga ana ime do interpetohej si amoralite. Ramë në konpromoi që un të drejtoj partinë në një rezultat të fortë në zgjedhjet  lokale,  e më pas do të ketë kongres, kjo nuk diskutohet”, deklaroi Menduh Thaçi.
 
Thaçi lëshoi akuza në drejtim të partive politike opozitare shqiptare të cilat i fajsoi se po bashkëpunojnë me BDI-në për tu bërë pjesë e qeverisë, ndërsa tha se për PDSH-në është e pa pranueshme platforma e nënshkruar mes tyre dhe BDI-së.
 
Thaçi njëherit tha se edhe partia e tij do të përfshihet në bisedimet për formimin e qeverisë së re, duke pretenduar që ai të siguroj mbështetjen e 61 deputetëve që të jetë kryeministër.