Botë

Cipras: Viti 2017 do të jetë kyç për Evropën

11.02.2017 19:59

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se viti 2017 do të jetë kyç për Evropën...

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se viti 2017 do të jetë kyç për Evropën dhe porositi se forcat euroskeptike  do të bëhen gjithnjë e më të fuqishëm derisa Evropa është e dobët.
 
"Derisa Evropa edhe më tej ka vullnet të dobët, është e pafuqishme, forcat euroskeptike do të përforcohen. Vendi ynë do ta kthejë faqen. Kriza i takon së kaluarës", tha Cipras në fjalimin hyrës në mbledhjen dyditore të komitetit qendror të Syrizas. 
 
Cipras shtoi se për herë të parë është "lëkundur raporti euroatlantik dhe orientimi i tij".