Botë
Bagdad, policia përleshet me përkrahësit e klerikut Al Sadr
12.02.2017 13:28
Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se një polic është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kryeqytetin Bagdad...

Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se një polic është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kryeqytetin Bagdad, me mbështetësit e klerikut udhëheqës shiit, Moqtada al-Sadr.
Nga ana tjetër mbështetësit e klerikut al-Sadr kanë dhënë shifra më të larta të të vrarëve dhe plagosurve nga përleshjet e mbëmshme, duke thënë se së paku 5 persona janë vrarë ndërsa më se 320 të tjerë janë plagosur.
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Ebadi, ka urdhëruar hetime lidhur me këto pretendime. Mijëra mbështetës të al-Sadrit ishin tubuar në qendër të Bagdadit për të kërkuar ndryshime në një komision mbikëqyrës zgjedhor para zgjedhjeve provinciale në muajin shtator.
