Botë
Koreja Veriore kryen provë raketore balistike, reagime nga SHBA, Korea e Jugut dhe Japonia
12.02.2017 13:58
Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore kanë njoftuar se Koreja Veriore mëngjesin e sotëm e ka kryer një provë raketore balistike...

Rrjedhimisht, Ushingtoni, Seuli dhe Tokioja thonë se po i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ta ndëshkuar Korenë Veriore, të cilën e kanë cilësuar si shtet të papërgjegjshëm.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se e kanë gjurmuar raketën dhe se ajo me gjasë ishte me rreze të mesme veprimi, por nuk ishte e karakterit balistik ndërkontinental.
Rrjedhimisht, sipas tyre, ajo nuk paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Këto raporte për lansim të raketës balistike të Koresë Veriore u paraqitën në kohën kur në Floridë të Shteteve të Bashkuara po takohen presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Trump tha se ai qëndron “100% me Japoninë”, derisa Abe tha se lansimi i raketës verikoreane është “absolutisht i papranueshëm”.
