Maqedoni

Deklarata e Gruevskit: Do ta pengojmë platformën edhe si opozitë; BDI s’komenton, LSDM: Koha e Greuvskit përfundoi

12.02.2017 17:31

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka kundërshtuar platformën e partive politike shqipëtare duke e quajtur atë si të jologjikshme...

Në intervistën e dhënë për TV NOVA, Gruevski thotë se nuk mund të bisedojë për platformë të nënshkruar në shtet tjetër dhe për dygjuhësi pasi shqiptarët me 25% nuk mund të barazohen me maqedonasit që janë 65%. Gruevski thotë se do të bëjë çmos që platforma të mos realizohet në praktikë, në rast se e njëjta pranohet nga LSDM. 
 
“Është jologjike të ketë dygjuhësi në tërë territorin në një shtet ku maqedonasit janë 65% dhe shqiptarët janë 25%. Shqipëtarët kryesisht jetojnë në pjesën veriperëndimore dhe atje kanë të drejta të caktuara për përdorimin e gjuhës….Ne nuk mund të bisedojmë për ndonjë platformë, të cilën ata e kanë nëshkruar me parti të tjera politike, në një shtet tjetër. ….Nëse LSDM pranon platformën ne jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë dhe do të bëjmë çmos që në parlament të mos pranohen kërkesa të cilat janë jologjike dhe të dëmshme për shtetin, me të cilat nuk u ndihmohet as maqedonasve e as shqiptarëve. Vetëm se do të prishet paqa, stabiliteti, do të krijojë jotolerancë që në disa pjesë edhe ekziston.” tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
BDI nuk komenton deklaratën e Gruevskit, ndërkaq nga LSDM thonë se koha e Gruevskit ka përfunduar dhe shteti duhet të e cë përpara duke respektuar vullnetin e shumicës së qytetarëve për ndryshime.
 
“Intervista e djeshme e Gruevskit është vërtetim se koha e tij ka përfunduar. Ai nuk ia ide, nuk ka vizion, nuk mund të përgjigjet në nevojat e qytetarëve dhe shtetit. Në politikën e Maqedonisë më nuk ka vend për politikanë që vjedhin, gënjejnë popullin, shkaktojnë padrejtësi ndaj qytetarëve, i keqpërdorin dallimet etnike dhe kulturore, i kacafytin mes vete dhe i largojnë nga bota për përfitime personale”, thonë nga LSDM. 
 
Analistit Ismet Ramadani thotë se kërcënimet e dyfishta të Gruevskit ndaj LSDM-së dhe BDI-së, dëshmojnë se ai e ka kuptuar se do të përfundojë në opozitë dhe vetëm dëshiron të arsyetojë veten. Sipas tij BDI mund të gjejë formulë ti kundërpërgjigjet Gruevskit. 
 
“Partitë shqiptare mund të meren vesh që të nënshkruajnë një deklaratë tjetër se në ciklet e ardhshme zgjedhore, partia e cila i fiton zgjedhjet në kampin shqipëtarë do të jetë ajo e cila do të zhvillojë bisedime me partitë politike maqedonase qofshin ato fituese ose të tjera. Kjo do të jetë zgjidhja më e mirë që ti përgjigjet Nikolla Gruevskit BDI-ja. Nikolla Gruevski e ka marrë porosinë se defintivisht duhet ta ndryshojë retorikën ndaj shqiptarëve, SHBA-së dhe BE-së.” tha Ismet Ramadani – analist politik
 
Sipas Ramadanit Gruevski duhet të pranojë faktin se gjuha shqipe do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase ndërsa prokuroria speciale do të vazhdojë me punën e vet edhe përkundër afateve prej 18 muajsh për të cilat këmbëngul Gruevski si dhe idesë për zgjedhje të reja.
 
MERALE ISMAILI