Maqedoni
Kurc dhe Popovski vizitë në pikën kufitare Greqi-Maqedoni
12.02.2017 17:46
Kryesuesi me OSBE-në dhe ministër aktual i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastijan Kurc...

Kryesuesi me OSBE-në dhe ministër aktual i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastijan Kurc, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki vizituan gurin kufitar 59-të pranë kufirit Greqi-Maqedoni, ku prej para një vitit kaloi fluksi i refugjatëve në Rrugën ballkanike.
Kurc u interesua për situatën aktuale dhe tentimet për kalim ilegal të kufirit Maqedoni-Greqi, ndërsa është njoftuar edhe me të gjitha hollësitë rreth transportit të vitit të kaluar të refugjatëve.
Maqedonia, luajti rol kyç në ruajtjen e marrëveshjes së Shengenit përmes parandalimit të emigrimit ilegal, i cili e arriti kulminacionin e tij në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, deklaroi shefi I diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski.
“Maqedoniua luajti ron kyç në respektimin e marrveshjes së Shengenit, nëpërmjet pengimit të migrimit illegal që e arriti kulminacionin e tij pikërisht këtu në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Me siguri bashkëpunimin që e realizuam me më shumë anëtare të BE-së, përfshirë edhe Austrinë, ishte ai moment i cili i mundësoi Greqisë t'i mbrojë në mënyrë më të mirë kufijtë e saj”, tha Nikolla Popovski, MPJ Maqedoni.
Popovski tha se kkjo nuk ishte hera e pare dhe nuk do të jetë e fundit kur I bëjmë shërbim evropës edhepse nuk e marrim trajtimin adekuat. Të dy ministrat vizituan edhe disa lokacione në Gjevgjeli për vëzhgim elektronik të kufirit, si dhe kontingjentin e policëve austriak, të cilët për momentin ndodhet në Gjevgjeli.
VLORA LATIFI TOPOJANI
