Maqedoni
Tetovë, Reçica e vogël përballet me mungesë të ujit
12.02.2017 17:58
Shumë shtëpi në Reçic të vogël që furnizohen me ujë nga ujsjellësi i Tetovës po përballen me munges të ujit, sidomos muajt e fundit ku te dhjetra shtëpi as që arrin uji...

Këtë e konfirmojnë banorët e anketuar nga TVM2 të cilët theksojnë se në shtëpit e tyre nuk vjen uji I ujësjellësit. Ata kërkojnë nga komuna e Tetovës që të zgjedh këtë problem që është premtuar në fushatë.
“Plot,ujë skemi këtu,rrugët si kemi krejt kushtet si kemi.Ska aspak uje ne marrim prej disa maleve athe lart pak ujë dhe ky është problemi.Komuna vjen na shikon na japin premtime dhe shkojn.Kërkojm rrugët,kërkojm kanalizimet ,ujin se kemi asgje skemi ,kur vin zgjedhjet vin na thojn do i bëjm do i bëjm dhe shkojnë”…
“Me ujin kemi problem ska ujë e gjith kjo anë.Vështir është por skemi cka bëjm.Duhët të marrë komuna masa për të sjell ujin,uji rrjedh në përroj nlum.Ditën skemi hiç,tgjith nga përroi marrim”…
“Me ujin ka problem gjithmon.Ka ngapak nuk është pa të”…
“Ka munges të ujit,ka por ndalet faz faz.Mundohna nga puset cka kan me mbush”, thanë banorët e anketuar.
Ndërkoh përgjegjësi i ujsjellësit të Tetovës Samedin Abedini, pranoj egzistimin e këtij problemi, por thekson se edhe qyteti në përgjithësi ka munges të ujit dhe kjo dukuri do të vazhdojë më së paku edhe një muaj.
“Nmoment qyteti i Tetovës furnizohet me 280 litea ujë në sekond që dmth nuk kemi sasi të mjaftueshme të ujit për ta mbuluar gjith qytetin.Kemi munges të ujit për pije në qytetin e Tetovës.Po unë mund të them me plot përgjegjësi se kjo dukuri e mungesës së ujit do të zgjasë më së paku edhe një muaj e gjysmë derisa të filloj shkrirja e borës. Qytetit të Tetovës i duhet 350 litra në sekond ku kemi munges 70 litra ujë në sekond”, tha Samedin Abedini, përgjegjës i ujsjellsit të Tetovës.
Qytetarët e Tetovës prej vitesh po ballafaqohen me problemin e ujit të pishëm, pasi ujësjellësi aktual nuk ka kapacitet ti përmbush mjaftueshëm nevojat e tetovarëve.
VISAR SADIKI
