Maqedoni

Qeveria e re, Bakiu: Negociatat mund të zgjasin

12.02.2017 18:08

Negociatat për formimin e qeverisë mund të zgjasin edhe për një kohë...

Kështu thotë profesori universitar Qashif Bakiu, sipas të cilit  mos formimi i qeverisë së re është si rezultat I ngecjes së funskionimit të sistemit juridik. Duke mos anashkaluar as platformën e shqiptarëve si kusht për formimin e Qeverisë nga partite shqiptare,  sipas profesorit Bakiu, problemi real qëndron tek mosfunksionimi i shtetit të së drejtës. 
 
“Problemet të cilat e ngadalësojn procesin e krijimit të qeveris kanë të bëjnë me funskionimin e shtetit të së drejtës dhe aty janë pengesat kryesore. Edhe pse ngrihet shumë pluhur saj përket platformës shqiptare, nuk mendoj se kjo aq shumë I shqetëson partit politike sidomos VMRO-DPMNE-në. Kryesisht kemi të bëjm me shtetin ligjor dhe me funksionimin e gjyqësorit.  Jamë I mendimit se partit politike do ta zvarisin deri në maksimum duke përdorur të gjitha mekanizmat egzistuese dhe ato të reja për të zvarritur këtë process dhe mbase për  të shkuar në një Qeveri të zgjeruar apo në situatën më të keqe për të ngelur pa Qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje të reja”, tha Qashif Bakiu, profesor universitar.
 
Sipas Profesorit Bakiu negociatat që po zhvillohen tani ndërmjet subjekteve politike  janë ato që do të determinojnë zhvillimin e proceseve në drejtim të qeverisë, ose eventualisht shpalljes së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.
 
Por profesori Bakiu, thotë se zgjedhjet e reja do të sjellnin vetëm ndryshime në numra qofshin tek blloku politik shqiptar apo tek ai maqedonas, por peshën që e ka vota e subjektit shqiptar tani, nuk do të mund të përsëritet më. 
 
SANIJE DURAKU