Maqedoni
Shërbimet kabllovike, qytetarët ankohen për shërbime jo cilësore
12.02.2017 18:21
Programet që i ofrohojnë shërbimet kabllovike, përcaktohen në bazë të konsumatorëve dhe etnitetit që i takojnë. Kështu thotë për TVM2 Semir Memedi përfaqësues nga Kompania One-Vip...

Sipas tij për të respektuar nevojat e shqiptarëve për më tepër programe në gjuhën shqipe, kompania në fjalë ka nënshkruar kontratë me Dixhitalb-in.
Megjithë kontratës, kompania realizon here pas here edhe ankete me banorët e një komune te caktuar, për të kuptuar se cilat nga kanalet përvec platformës janë të interesuar ti shëkojnë.
“Nëse në një pjesë të rajonit ka shumicë shqiptare atëherë mundohemi tu ofrojmë me një cmim sa më të lirë kanalet shqiptare dmth kanalet e Digjitalbit nëse në ndonjë pjesë ka më shumë popllatë boshnjake atëherë I ofrojmë kanalet I pinkut . Ka për afërsisht prej 90 kanaleve deri në 120 kanale nëse i ofrojmë kanalet e digitalbit ose të pinkut. Ne e japim atë mundësi që përvec kanaleve që janë standarde në paketat tona zakonisht I anketojmë njerëzit dhe në bazë të asaj se për cfarë më shumë janë të interesuar bëjmë një cmim”, tha Samir Memedi, nga ONE-VIP.
TVM2 realizoi gjithashtu anketë edhe me qytetarë, për të kuptuar opinionet e tyre lidhur me cilësinë e shërbimeve që ofrojnë kabllorët. Disa të kënaqur nga shërbimet , disa të tjerë jo. Të shumtë ishin ata të cilët u ankuan për cilësinë e dobët të internetit si , çmimit të lartë si dhe ndërprerjet e shpeshta të programit.
“Programet në rregull janë, por internetin e kam të dobët, një gjë shkruan në marrëveshje dicka tjetër ofrohet, kam bërë ankesa, pasiqë edhe cmimi nuk është i vogël që paguaj, 1200 denarë në muaj”…
“Jemi të kënaqur, krejt në rregull është”..
“Nuk jam e kënaqur me shërbimet kabllovike, pasiqë nuk ka program rus, nuk ka sinjal të mir, ka ngapak ndërprerje”…
“Mirë është nuk është keq vetëm të vazhdojnë ashtu”, thanë qytetarët e anketuar.
Nga ky shërbim kabllovik thonë se mundohen të jenë sa më afër konsumatorëve por rrjeti i mbingarkuar e bën të veten.
Posacërisht rajoni i Cairit për arsye se rrjeti i ngarkuar përafrëisht 60-70 përqind janë më kabllovikun tone, e bën të veten. Ne çdo herë mundohemi që të jemi sa më afër konsumatorëve. Nuk lejojmë që difekti të zgjasë shumë, ndoshta 1-2 orë ose 6 orë maksimumi, shkojmë e rregullojmë por rjeti i ngarkuar e bën atë që shpesh edhe të ketë problem”, shtoi Samir Memedi, ngaONE-VIP
Pjesa dërrmuese e e popullatës shqiptare në vend, janë të interesuar që ti ndjekin kanalet e platformës Dixhital, si përshëmbull, film- aksion, Top Chanell, Klan-Kosova, kanalet e tringut, si dhe kanalet sportive.
VLORA LATIFI TOPOJANI
