Ekonomi
Kreditë, qytetarët ankohen se kamatat janë të larta, Idrizi: Me interes kreditë banesore dhe konsumatorë
12.02.2017 18:37
Qytetarët janë të rezervuar sa u përket marrjes së kredive, por ankohen për kamatat të cilat sipas tyre janë shumë të larta...

Qytetarët janë të rezervuar sa u përket marrjes së kredive, por ankohen për kamatat të cilat sipas tyre janë shumë të larta po ti krahasosh me standartin e jetesës në Maqedponi.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se kanë humbur besimin në banka, kjo edhe për shkak të situatës së ndërlikuar politike.
“Po kam marë kredi dhe e kam paguar. Nuk kam besim në banka, mendoj se na vjedhin pak. Mendoj se kamatat janë shumë të larta”..
“Jo, jo. Këtu nuk kam besim”..
“Asnjëherë.Çfarë besimi me pasur në këtë kohë, çfarë shteti kemi, njëherë duhet me kuptuar. Shumë tepër nuk mund ta mabn ky popull, tepër të larta janë kamatat”..
“Po kemi mare kredi, për nevojë. Shumë janë të larta, për standardin tone shumë kjanë të larta”, thanë qytetarët e anketuar.
Por anketa e realizuar në 14 banka të vendit tregon se kushtet për kreditim të qytetarëve në kuartalin e katert janë lehtësuar, ndërsa gjithashtu është rritur kërkesa për kredi.
Fatmir Idrizi, drejtor për klientë në Bankën ekonomike thotë se qytetarët janë më shumë të interesuar për për kredi të banesave dhe kredi konsumuese.
“Qytetarëve më tepër u intereson kreditë për blerje të banesave, gjegjësisht ndërtimit të shtëpive, kreditë konsumuese dhe kreditë automobilistike kanë një trend kësaj periudhe më të vogël. Kreditë konsumuese pasi që janë të ndryshme dhe për një afat shumë të shkurtë që do të thotë edhe brenda ditës arihet deri te mjetet ata vazhdojnë që edhe më tej të jenë”, tha Fatmir Idrizi, nga banka ekonomike.
Idrizi gjithashtu tha se në këtë periudhë kreditë për kompani janë më passive, duke e pasur parasysh se kompanitë janë në kompletimin e llogarive të tyre përfundimtare, por presin që pas muajit shkurt të rritet edhe kërkesa për marrje të kredive nga ana e kompanive.
ERSAN PAJAZITI
