Maqedoni
Dibër promovohet libri “Palca e ndrydhur” e Sakip Veliut
12.02.2017 19:01
Profilin e vuajteve, dhunës e terorit gjatë internimit të shqiptarëve nga pushteti Jugosllav e gjejmë të shkruar sot...

Profilin e vuajteve, dhunës e terorit gjatë internimit të shqiptarëve nga pushteti Jugosllav e gjejmë të shkruar sot në vepren “Palca e ndrydhur” u tha gjatë përurimit të librit të sapo botuar të autorit Sakip Veliu.
Redaktori I librit Nuri Koleci para artëdashësit e fjalës së shkruar tha se lexuesi do të mësojë peripetitë dhe fatin tragjik të shqiptarëve në tërësi dhe me theks të veçantë të atyre që kanë jetuar në zonën kufitare. Njëherit në këtë libër janë gërshetuar segmentet historike, politike, sociale, dhe humane. Një gërshetim i tillë përforcohet edhe më shumë me elemente biografike të familjes, autobiografike të autorit, si dhe elemente të traditave tona kombëtare.
Ndërkaq kryetari I shoqatës së të përndjekurve dhe të dënuarve politk në Maqedoni Shpëtim Pollozhani nënvizoi se dhuna dhe terori ndaj shqiptarëve duhet shkruar në libër që më detajisht të njihen gjeneratat e reja.
ATLI DEMA
