Botë

Erdogan: Ushtria turke synon pastrimin e 5.000 kilometrave nga ISIS në Siri

12.02.2017 19:28

Qëllimi kryesor i hyrjes turke në Siri nuk është vetëm ndërmarrja e kontrollit mbi qytetin Al Bab nga Shteti Islamik...

Qëllimi kryesor i hyrjes turke në Siri nuk është vetëm ndërmarrja e kontrollit mbi qytetin Al Bab nga Shteti Islamik, por edhe "pastrimi" i rajonit nga xhihadistët, duke përfshirë edhe qytetin Raka, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
 
"Qëllimi përfundimtar është pastrimi i 5.000 kilometrave katrorë në Siri", deklaroi Erdogan në konferencë për shtyp para shkuarjes së tij për vizitë zyrtare në Bahrein, Arabinë Saudite dhe Katar.
 
Ai saktësoi se forcat turke nuk kanë për qëllim të mbeten në Siri pas procesit të pastrimit të territorit nga Shteti Islamik dhe kurdët.  
 
Ndërkohë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov bëri të ditur se  Rusia, Turqia dhe Irani përgatiten për takimin e ri mes pjesëtarëve të Qeverisë siriane dhe opozitës.