Parashikimi i motit për sot
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha të kohëpaskohshme me diell....

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha të kohëpaskohshme me diell, ndërsa do të fryejë edhe një erë e lehtë nga juglindja.
Temperaturat e mëngjesit kanë lëvizur prej -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperatura do të jetë në interval prej -1 deri 8 dhe do arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Ndryshim të motit pritet të ketë nga dita e martë. Meteorologët parashikojnë se nga e marta vranësirat do të ulen, ndërsa pastaj do të mbizotërojë kryesisht mot me diell. Temperatura ditore do të fillojnë të rriten.
Nga Enti Hidrometeorologjik bëjnë të ditur se sot do të mbizotëroj mot stabil. Më i ftohtë pritet të jetë mëngjesin e së martës dhe të mërkurës, ndërsa pastaj do të ketë rritje të vogla.
