Evzoni ende i mbyllur, mjegull në rrugën Lisec­Kodra e Diellit

13.02.2017 10:07

Vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni­-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim...

Vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni­-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim, ndërsa dy vendkalimet e tjera kufitare Mexhitlija në Manastir dhe Dojran janë të hapura, informon sot në mëngjes Auto Moto e Maqedonisë.

Në rrugët nëpër shtet nuk ka ndalesa dhe qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec­-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.