Putin uron presidentin, Frank-Walter Steinmeier
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për fitoren e tij, dhe e ftoi atë të vizitojë Rusinë.
“Vladimir Putin e ka konfirmuar interesimin e tij për të vazhduar një dialog konstruktiv mbi çështjet ndërkombëtare dhe bilaterale, dhe fton Steinmeier për të vizituar Rusinë në një kohë të përshtatshme për të”,- thuhet në një njoftim zyrtar të Kremlinit.
Steinmeier fitoi zgjedhjet presidenciale duke marrë 931 nga 1,260 anëtarë të Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet prej 630 ligjvënësve të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe po aq përfaqësues të 16 shteteve gjermane.
Steinmeier ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
