Takimi Trump-Putin, ndoshta para samitit G20
13.02.2017 13:28
Ekziston mundësia që presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin...

Ekziston mundësia që presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin të takohen para samitit të G20 në korrik, u kumtua në Kremlin.
Megjithatë, “ende për këtë nuk ka marrëveshje”, transmeton gazetametro.net.
Zëdhënësi i Kermlinit Dimitry Peskov ka thënë se ambasadori rus në SHBA Sergey Kislyak dhe këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare Michael Flynn kanë biseduar me telefon, por nuk kanë folur për heqjen e sanksioneve Rusisë.
Spekulimet në lidhje me temën e bisedës kanë çuar shumë pluhur në publikun amerikan.
