Botë
Orteku godet pistën e skive, 4 të vdekur dhe 3 të zhdukur në Alpet franceze
13.02.2017 14:05
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek dëbore goditi një resort në Tignes, në Aplet franceze...

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy helikopterë, së bashku me policinë dhe forcat e kërkim-shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin dy prej tyre gjallë, ndërsa fati i tre të tjerëve ende nuk dihet.
Një nga të mbijetuarit është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.
Orteku mësohet të ishte 400 metra i gjerë dhe ndodhi në një lartësi prej 2.100 metrash.
