Maqedoni

Thellohet bashkëpunimi Maqedoni–ShBA, trajnim i pjesëtarëve të njësiteve speciale

13.02.2017 14:57

Ka përfunduar me sukses trajnimi profesional i pjesëtarëve të Njësisë speciale nga instruktorët e Njësisë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Mbështetja profesionale dhe trajnimi i suksesshëm paraqesin momente kyçe për detyrimet ligjore të policisë. Ky është trajnimi i parë nga gjithsej 27 të planifikuara që do të realizohen në partneritet me ShBA-të.
 
“Me këtë rast ne vlerësojmë rezultatet dhe aktivitetet nga kjo stërvitje, sepse ne në këtë mënyrë jo vetëm që do të kemi aktivitete dhe operacione të suksesshme, por shpresojmë se ata do të jenë në një vijë të simetrisë me standarde universale, tani më që i ka proklamuar edhe vetë ShBA”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.                                                                                                                                      
“Është krijuar një bashkëpunim i mirë me Komandën për operacione speciale të NATO-s dhe me Komandën e ShBA-ve në Europë. Këto bashkëpunime do të përforcojnë pjesëtarët e ARM-së”- theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
 
“Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Maqedonisë dhe ShBA-ve në luftën kundër terrorizmit kudo që të jetë. Ne të gjithë e dimë se ai paraqet rrezik të brendshëm dhe të jashtëm”,- theksoi ambasadori i ShBA-së, Xhes Bejli.
 
Ambasadori Bejli potencoi me këtë rast rëndësinë e takimit të NATO-s që do të mbahet këtë javë në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë për partneritet të ndërsjellë, gjë e cila do të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit.
 
REJHANE BUSHI-METAJ