Liria në “plej of” kundër MZT Skopjes
Liria kundër MZT Skopjes dhe Rabotniçki me Kozhufin. Këto ekipe do të luftojnë njëra me tjetrën në kuadër të plejofit, për plasman në finalen e madhe të kampionatit të sivjet në basketboll në vendin tonë………..
Liria kundër MZT Skopjes dhe Rabotniçki me Kozhufin. Këto ekipe do të luftojnë njëra me tjetrën në kuadër të plejofit, për plasman në finalen e madhe të kampionatit të sivjet në basketboll në vendin tonë.
E gjithë kjo, pas takimit të djeshëm mes Lirisë dhe MZT-së, I cili vendosi rradhitjen përfundimtare në kuadër të super ligës. Sfida në fjalë, pas një lufte të madhe, I takoi ekipit nga lagjja e Aerodromit me 78-63, edhe përkundër faktit se të përzgjedhurit e Marjan Ilievskit, rezistuan mjaft mirë ndaj favoritit të madh, deri në fillimin e periudhës së katërt, kur rezultati ishte 57-53 në të mirë të mysafirëve.
Me këtë humbje, Liria nga pozita e dytë në të cilën hyri në xhiron e fundit, ngeci deri në të katërtën dhe fal të njejtës në gjysëmfinalen e plej ofit, do të takohet sërish kundër rivalit dhe favoritit të madh MZT-së.
Në gjysëmfinalen tjetër, për një vend në finale do të ndeshen Rabotniçki dhe Kozhufi, ndërsa seritë do të luhen deri në dy fitore. Ndeshjet e para në kuadër të plejofit, do të luhen gjatë fundjavës.