Maqedoni

Rumani, mijëra qytetarë nuk tërhiqen nga sheshi

13.02.2017 16:33

Mijëra rumunë kanë zbritur sërish në shesh në Bukuresht dhe qytetet e tjera në ditën e 13 të protestës kundër qeverisë social-demokrate...

Mijëra rumunë kanë zbritur sërish në shesh në Bukuresht dhe qytetet e tjera në ditën e 13 të protestës kundër qeverisë social-demokrate, e cila u përpoq të amnistonte zyrtarët e dënuar për korrupsion përmes një dekreti.

Qeveria ka tërhequr dekretin, dorëheqje ka dhënë edhe ministri i Drejtësisë,  por kjo mbetet e pamjaftueshme për protestuesit që tani kërkojnë largimin e kryeministrit.

Rreth 50 mijë rumunë u mblodhën në sheshin përpara selisë së qeverisë, duke krijuar në protestën e tyre edhe një skenografi të veçantë, përmes dritave dhe ngjyrave të kuqe, blu dhe të verdhë që përfaqësojnë flamurin kombëtar.

Parlamenti pritet të mblidhet gjatë kësaj jave për të miratuar tërheqjen e dekretit, por edhe kjo nismë nuk pritet t’i qetësojë protestuesit.