Majami dhe San Antonio në finale të konferencave në NBA
Kampioni i dy viteve të fundit, në ndeshjen e pestë të serisë ndaj Bruklinit, u mundua deri në sekondat e fundit, por në fund ia doli të fitoj me 96-94, duke u plasuar kështu me 4-1 në finalen e Lindjes………..
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/Majami.jpg)
Ekipet e Majamit dhe San Antonios janë finalistët e parë nëpër konferenca në kuadër të plejofit në NBA. Kampioni i dy viteve të fundit, në ndeshjen e pestë të serisë ndaj Bruklinit, u mundua deri në sekondat e fundit, por në fund ia doli të fitoj me 96-94, duke u plasuar kështu me 4-1 në finalen e Lindjes.
Ndeshja e zhvilluar në Florida ishte mjaft e paqartë, pasi veteranët mysafirë, kishin përparsi prej tetë pikësh, katër minuta para mbylljes, por Xhejms, Vejd dhe shokët arritën të bëjnë kthesën totale më pas. Mbreti, sfidën e mbylli me 29 pikë, nëntë kërcime e pesë asiste, ndërsa kishte ndihmë të madhe nga Vejd, që shtoi 28 pikë dhe tre asiste.
Në perëndim, finalist i parë është San Antonio. Ekipi me bilanc më të mirë në sezonin e rregullt, pasi zhvilloi shtatë ndeshje në serinë e parë kundër Dallasit, tani me 4-1 dhe shumë lehtë eliminoi Portllandin. Goditjen përfundimtare, sparsat e bënë duke triumfuar bindshëm me 104-82, ndërsa për këtë triumph më meritor ishin Grin dhe Leonard, të cilët kontribuan me nga 22 pikë. Pas këtyre fitoreve, Majami dhe San Antonio tani presin kundërshtarët e tyre nëpër finale dhe do të takohen me më të mirët nga seritë Indiana-Uashington, respektivisht Okllahoma-Klipers. (Mustafa ADEMI, TVM2)