Maqedoni

Subvencionet, 365 kërkesa për kompensimin e dritareve PVC

13.02.2017 17:23

Ministria e Ekonomisë ka pranuar 365 kërkesa për kompensimin e shpenzimeve për një pjesë të harxhimeve..

Ministria e Ekonomisë ka pranuar 365 kërkesa për kompensimin e shpenzimeve për një pjesë të harxhimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose aluminium në amvisëritë për vitin 2017.
 
Për këtë qëllim, në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2017 janë siguruar fonde me shumë prej 20.000.000 denarësh, ndërsa ndarja e kompensimit do të bëhet në bazë të parimit “ai që vjen i pari shërbehet i pari”, deri në harxhimin e mjeteve.
 
“Me këtë masë stimulative kompensohet një pjesë e shpenzimeve në vlerë prej 50 për qind të shpenzimeve totale, por jo më shumë se 500 euro në kundërvlerë në denarë për një familje. Duke pasur parasysh shënimin më lartë, duket se në qoftë se të gjithë aplikuesit të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të plotë, do të përfitojnë të drejtën e kompensimit në shumën maksimale prej 500 euro. Me fondet e siguruara do të subvencionohen të paktën 635 familje”,- deklaroi thuhet në njoftimin e Ministrisë.
 
Duke pasur parasysh se sasitë e kompensimit janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe investimet e familjeve, dhe faktin se jo të gjitha familjet do të marrin shumën maksimale të subvencionit, sipas pritjeve të Ministrisë së Ekonomisë me këtë masë do të mbështeten rreth 700 familje.
 
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar subvencionim prej Ministrisë së Ekonomisë janë: “të fotografohen dritaret e vjetra të shtëpisë/banesës, të fotografohen dritaret e reja, pasi të montohen, dhe llogaria fiskale që nuk duhet të jetë më e vjetër se 31 janari 2017, kur edhe është publikuar thirrja”. 
 
Ata që për herë të parë montojnë dritare PVC, respektivisht që nuk zëvendësojnë të vjetrat me të reja, nuk kanë të drejtë subvencinimi.
 
REXHEP QAMILI