Ivanov: të formohet qeveria, t’i jepet fund krizës
Kriza politike është diskutuar edhe në drekën tradicionale të punës së organizuar nga presidenti Ivanov...

Kriza politike është diskutuar edhe në drekën tradicionale të punës së organizuar nga presidenti Ivanov me ambasadorët e vendeve anëtare të grupit të Vishegradit.
“Në takim është theksuar se me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë është tejkalimi i krizës politike dhe sa më shpejtë të formohet qeveri e cila do t’i dedikohet agjendës europiane dhe zhvillimit ekonomik dhe e cila do të ketë kapacitet të menaxhojë me sfidat nga kriza e migrantëve dhe e sigurisë. Ambasadorët u pajtuan se është hap i rëndësishëm i vendit në lidhje me integrimet europiane dhe euroatlantike”,- thiuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit Ivanov.
Kreu i shtetit ka përshëndetur mbështetjen e grupit të Vishegradit për mbajtjen e dinamikës së procesit për zgjerim të Unionit Europian dhe sa më shpejtë të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë.
