Nuri Seferi kundër Tomas Lodi, për titullin e kampionit të Evropës
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, të premten (më 16 maj) synon fitore kundër hungarezit Tamas Lodi….
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, të premten (më 16 maj) synon fitore kundër hungarezit Tamas Lodi.
“Mendoj se do ta mposhti kundërshtarin Lodi, do ia rrëmbej titullin e VBO të Evropës dhe shumë shpejt do të bëhem kandidat për të luftuar për titullin e botës”, ka thënë boksieri i mirënjohur shqiptar Nuri Seferi.
“Lodi është kampion i VBO i Evropës dhe ka me mbrojtur titullin ndaj Nuriut”, tha Luan Dreshaj, këshilltar i Nuriut.
Seferi është përgatitur maksimalisht dhe është optimist se do ta shkatërrojë kundërshtarin. Ai kthehet në ring pas fitores me 11 prill në Berlin ndaj Gismur Perdomo nga Venezuela.
Meçi do të zhvillohet në Hamburg (pritet të fillojë në orën 22.00), ku pritet të ketë edhe një numër të madh të bashkatdhetarëve tanë që ta përkrahin zemërluanin shqiptar që kudo që bokson e bart flamurin kombëtar. Ndryshe edhe Luan Dreshaj, këshilltar i tajsonit shqiptar, është optimist në fitoren e Nuriut me 16 maj. (Sami ADEMI, TVM2)