Promovim i projektit “Derë e hapur për të rinjtë nga të rinjtë”
Koalicioni i organizatave së të rinjve SEGA sot do ta promovojë projektin....

Koalicioni i organizatave së të rinjve SEGA sot do ta promovojë projektin “Derë e hapur për të rinjtë nga të rinjtë”. Në promovimin, sipas organizatorit, do të diskutohet për mundësitë për këshillim karriere dhe orientim të të rinjve në drejtim të rritjes së punësimit të tyre.
Promovimi do të mbahet në Info qendrën për karrierë për të rinj në Shkup, e locuar në Universitetin e punës “Koço Racin” në Shkup. Është paraparë të kenë fjalim drejtori i Universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm “Koço Racin” Shkup, Mane Kolev, drejtoresha e Qendrës për punësim e Qytetit të Shkupit, Sllobodanka Aleksovska dhe menaxheri i projektit “Derë e hapur për të rinjtë nga të rinjtë”, Zoran Ilieski.
