Konferencë për të drejtat e njeriut të personave me handikap
14.02.2017 09:54
Konferencë për të drejtat e njeriut të personave me handikap....

Konferencë për të drejtat e njeriut të personave me handikap dhe mënyrat për realizimin e mundësive të barabarta do të mbahet sot në Shkup në organizim të lëvizjes kundër handikapit “Polio Plus”.
Me konferencën fillon implementimi i projektit “Pilot aksioni për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me handikap”, që e realizojnë partner organizatat shoqata LINK nga BeH-ja dhe Polio Plus nga Maqedonia.
Siç informojnë organizatorët, në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësues të delegacionit të BE-së në Maqedoni.
