LOE sot do ta prezantojë sistemin për tenderë të BE-së

14.02.2017 10:02

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot do ta prezantojë sistemin TED....

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë sot do ta prezantojë sistemin TED të BE-së si platformë për tenderë.

Siç informojnë nga LOE-ja, bëhet fjalë për online platformë të vetme, kushtuar furnizimeve publike evropiane, të cilën sektori privat dhe publik e shfrytëzon për qasje deri te informatat për tenderë të publikuar në vendet e BE-së dhe vendet kandidate të saj.

Në konferencë për shtyp fjalim do të ketë drejtori ekzekutiv i Lidhjes, Mitko Aleksov.