EUROLIGA

Rodrigez MVP i sezonit në Euroligë, nesër fillon fajnëll fouri në Milano

15.05.2014 16:44

Në një ceremoni solemne, Euroliga i shpalli më të mirët për sezonin 2013-2014 dhe me ate, e paralajmëroi turneun final që prej nesër e deri të diellën do të zhvillohet në Milano të Italisë….

Në një ceremoni solemne, Euroliga i shpalli më të mirët për sezonin 2013-2014 dhe me ate, e paralajmëroi turneun final që prej nesër e deri të diellën do të zhvillohet në Milano të Italisë.

Basketbollisti i Realit të Madridit, Serhio Rodrigez, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit aktual. Plejmejkëri i mbretërve, edhe përkundër faktit që pjesën më të madhe të ndeshjeve e filloi nga bankina, ishte i shkëlqyeshëm dhe në nivel pothuajse çdoherë, duke ardhur kështu në mënyrë mëse të merituar deri te çmimi MVP`i, Rodrigez, gjatë sezonit, kishte mesatare prej 13.5 pikë dhe pesë asiste për ndeshje, ndërsa me 48.8% precizitet për tri pikë, është i treti në këtë parametër.

Megjithatë, ajo që e veqoj Rodrigezin, ishin mesataret e shkëlqyeshme që i kishte për nga minutat e kaluara në parket, fal të cilave erdhi deri te indeksi mesatar prej 27.7. Ndryshe, fajnëll fouri i sivjem në Euroligë, do të zhvillohet në Milano dhe do të nis nesër.

Në gjysëmfinalen e parë, në orën 18-të do të takohen CSKA-ja e Moskës dhe Makabi Tel Avivi, ndërsa në orën 21, do të shohim El Klasikon evropiane, në të cilën për një vend në finalen e madhe, do të ndeshen rivalët e përbetuar Barcelona dhe Real Madridi.  (Mustafa ADEMI, TVM2)