Janeva në Këshillin e Prokurorëve për rastin “Puç”
14.02.2017 11:17
Prokuroroja Speciale Publike, Katica Janeva, sot në orën 12:00....

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, sot do të paraqitet para Këshillit të Prokurorëve ku duhet të japë sqarimet e saj se pse hoqi dorë nga rasti “Puç”, me ç’rast nga aktakuza u lirua kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.
Këshilli i Prokurorëve konfirmoi se me Janevën do të bisedohet lidhur me atë se pse u tërhoq aktakuza, dhe të akuzuarit u liruan nga ndjekja e mëtejshme.
Ndryshe, në rastin “Puç”, përveç kreut të LSDM-së, akuzohej edhe ish-shefi i inteligjencës, Zoran Verushevski.
