Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, takoi ambasadoren turke, Tülin Erkal Kara

14.02.2017 12:49

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, me të cilën kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Ankarasë.

Ahmeti prezantoi pesë opsionet e mundshme të BDI-së për dalje nga kriza politike. Njëherit, Ahmeti dënoi përpjekjen e dështuar për grusht-shtet në Turqi, duke thënë që marrja e pushtetit me dhunë është e patolerueshme, dhe njëkohësisht dënoi edhe sulmet terroriste në Turqi, duke shfaqur solidaritet me popullin turk dhe ngushëllime për viktimat.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për çështje tjera të interesit të ndërsjellë dhe u dakorduan që të vijojnë dialogun konstruktiv.