Sevilla fiton Ligën Europa për herën e tretë, vazhdon mallkimi i Benfikës
Sevilla e Spanjës ka fituar trofeun e Europa League, pasi të mërkurën mbrëma në Torino mundi Benfican e Portugalisë me rezultat 4-2, pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt si dhe 30-të minutat e lojës shtesë mbyllen pa gola……

Sevilla e Spanjës ka fituar trofeun e Europa League, pasi të mërkurën mbrëma në Torino mundi Benfican e Portugalisë me rezultat 4-2, pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt si dhe 30-të minutat e lojës shtesë mbyllen pa gola.
Finalja e Europa League-s mes këtyre dy skuadrave nuk ka dhënë lojën çfarë pritej në një finale të kësaj garë prestigjioze.
Ndonëse në pjesën e parë portugezët e Benficas kishin një iniciative të lehtë në terren, duke u treguar pak sa më e rrezikshme se spanjollet e Sevillës, megjithatë, rrjetat heshtën.
Lojë më të ritëm më të mirë është luajtur në fraksionin e dytë. Të dy skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, por që asnjëra skuadër nuk e gjeti dot rrugën e golit, kështu koha e rregullt u mbyll pa gola.
Pasqyra e njëjtë e lojës është zhvilluar edhe në 30-minutat e lojës shtesë, kështu që kampioni i Europa Leagu u përcaktua nga pika e bardhë. Sevilla u tregua me saktë në ekzekutimin e penalltive duke shënuar katër herë, derisa Benfica shënoi vetëm dy herë. (Sami ADEMI, TVM2)