Beteja Xholev- Pançevski, Xholev padit Llazarovin, favorizon Pançevskin
Gjykatësi, Ivan Xholev, i Gjykatës Shkupi 1 ka ngritur kallëzim penal....

Gjykatësi, Ivan Xholev, i Gjykatës Shkupi 1 ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komisionit për vërtetimin e fakteve, Jordan Llazarov, për shkak të keqpërdorimit të funksionit, duke favorizuar Pançevskin për kryetar të Gjykatës Penale.
Avokati mbrojtës i Xholevit, Stevan Pavlevski, thotë se Llazarov ka hapur procedurë për shkarkimin e Xholevit në bazë të ankesës së ngritur në vitin 2014-të. Kjo për gjykatësin Xholev është e papranueshme, sepse aktualizohet një procedurë e vjetër, pikërisht në kohën e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Penale, ku Xholev për kundërkandidat ka ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Paneçvski.
Sipas avokatit Llazarov, kjo bëhet me qëllim favorizimin e Pançevskit për kryetar.
“Ngjarja daton nga viti 2014-të, ku gjykatësi Xholev është deklaruar si jokompetentë dhe ka informuar të gjitha organet kompetente. Megjithatë, dy vite nuk është vendosur dhe nuk ka kurrfarë vlerësimi se a është keqpërdorur e drejta në marrjen e vendimit nga ana e gjykatësit apo jo. Pse tani po vendoset? Ne konkludojmë se kjo është e qëllimshme nga ana e kryetarit të këshillit”,- deklaroi avokati mbrojtës, Stevan Pavlevski.
Akuza e 2014-ës kundër Xholevit, e ngritur nga Komisioni për luftë kundër korrupsionit, përmban materiale për vlerësimin e profesionalizmit të tij në marrjen e vendimeve gjyqësore, ndërkohë që nuk ka vendim se ai ka marrë vendime joprofesionale.
Afati përfundimtar për dhënien e vlerësimit për shkelje eventuale është më së voni gjashtë muaj.
Seanca e sotme e Këshillit për vërtetimin e fakteve ishte ndërprerë, ndërkaq për ankesën kundër gjykatësit Xholev do të diskutohet në seancën e ardhshme. (Meral Ismaili, TVM2)
