Ekonomi

Lidhja e Odave Ekonomike TED, mundësi e mirë për kompanitë

14.02.2017 15:21

Sistemi i platformës për tender të BE-së, i njohur si TED, është një mundësi e mirë për kompanitë e Maqedonisë të depërtojnë më lehtë në tregjet e mëdha...

Në këtë platformë janë të lajmëruara 460 mijë thirrje për tenderë në nivel vjetor në vlerë prej rreth 420 milionë euro, ndërsa çdo ditë prej të martës deri të shtunën lajmërohen mbi 1700 shpallje për furnizime publike.
 
Kjo është një mundësi e mirë për kompanitë e vendit, e cila duhet të shfrytëzohet, vlerësojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. 
 
“Informatat për secilin dokument për furnizimet publike shpallen në 24 gjuhë zyrtare të BE-së. Me regjistrim të platformës, kompanitë fitojnë profil të personalizuar për kërkim dhe varësisht nga nevojat e tyre mund të marrin e-mailet e tyre ditore, javore apo mujore si dhe të kërkohet arkivi i platformës TED për thirrje të furnizimeve publike deri në pesë vjet më parë”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i LOE-së, Mitko Aleksov.
 
Sipas Aleksovit, kompanitë e vendit kanë kapacitet për pjesëmarrjen e tenderëve ose të furnizimeve publike të cilat shpallen në këtë platformë.
 
Vlera e përgjithshme e furnizimeve publike dhe marrëveshjeve në BE është në mes 12-15% nga bruto prodhimi vendor i BE-së. 
 
ERSAN PAJAZITI