Maqedoni
Vrasja e Xhemail Rexhepit, dëshmojnë dëshmitarët e palës së akuzuar
14.02.2017 15:43
Ka vazhduar në Gjykatën Themelore në Kumanovë procesi gjyqësor për rastin e komandant Shqiponjës...

Në seancën e sotme është përmbyllur procedura dëgjimore, me ç’rast janë dëgjuar persona të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve.
“Nuk bëhet fjalë për dëshmitarë të drejtpërdrejtë të rastit. Mendoj që dëshmitë e tyre nuk do të kontribuojnë për diçka të rëndësishme lidhur me aktakuzën e parashtruar dhe nuk mund të ndikojnë në tashmë aktakuzën e shkruar… Me propozim të përfaqësuesit të aktakuzës të thirren persona të profesionalizuar për prova nga profesioni i neuropsikiatrisë. Të japin pasqyrim plotësues për të gjithë ngjarjen edhe atë duke i pasur parasysh dëshmitë e paraqitura apo prezantuara, e të cilat nuk janë marrë parasysh gjatë përgatitjes së mendimit për prova në lidhje me atë se a do të ketë ndikim të rëndësishëm në vetë provat apo në gjendjen psikike të akuzuarve në këtë vepër”,- deklaroi mbrojtësi i familjes, Rexhepi Marjan Vitanovski.
Vrasja e Xhemail Rexhepit, komandant Shqiponjës, ka ndodhur në vitin 2015. Vazhdimi i seancës është caktuar për më 8 mars me fillim në orën 10.00.
NEXHAT AQIFI
