Maqedoni

318 amendamente për Rezolutën e RM-së, kryesojnë amendamentet greke dhe bullgare

14.02.2017 16:09

Gjithsej 318 amendamente të propozim-rezolutës për Republikën e Maqedonisë janë dorëzuar në Parlamentin Europian...

Eurodeputetët grekë dhe ata bullgarë, si tradicionalisht tashmë, kanë dorëzuar numrin më të madh të  amendamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë.

 

Ata kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll.

Nga kërkesa për fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, që në propozim-rezolutë shumë herë është e pranishme, madje përmes dënimit për krizën politike dhe marrjen e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pranim të 100.000 bullgarëve në Maqedoni, kremtim të përbashkët të ngjarjeve historike me Bullgarinë etj.

Lidhur me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, pothuajse të gjithë në amendamentet theksojnë se të njëjtat kanë qenë “të qeta dhe në mënyrë të shkëlqyeshme të organizuara”, përveç socialdemokratëve, Flekenshtajn dhe Picula, dhe grekëve Epitidejos dhe Sakorafa, për të cilët zgjedhjet kanë qenë të shënuara “me frikësim, keqpërdorim të mjeteve, blerje të votave, mosbesim të opinionit në institucione” dhe të ngjashme.

Eurodeputetët kërkojnë bashkëjetesë ndëretnike të qetë në Maqedoni, verifikim të Marrëveshjes së Ohrit dhe regjistrim të popullatës pa anulim.

Por, francezët, Shafhauzer dhe Ferand, me amendament kërkojnë që Parlamenti Europian të theksojë në Rezolutën për Maqedoninë se “mbetet e shqetësuar nga separatizmi shqiptar i dhunshëm dhe jotolerant, që u shfaq me ngjarjet në Kumanovë në maj të vitit 2015”.

Shqyrtimi i dytë i draft-Rezolutës për Maqedoninë para Komitetit për punë të jashtme të PE-së është planifikuar të mbahet më 27 shkurt, ndërsa një ditë më vonë pritet edhe votimi në AFET.

Debati dhe votimi i përgjithshëm për Rezolutën e Parlamentit Europian për Maqedoninë do të jepet më 14 dhe 15 mars. 

Gjithsesi, rezolutat e PE-së nuk kanë kurrfarë peshe ligjore dhe është vetë këshillëdhënëse.

Njëjtë si edhe Komisioni Europian dhe PE-ja deri më tani tetë herë me radhë ka dhënë rekomandime pozitive për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE-në. 

GAZMEND REXHEPI