Maqedoni
Sëmundjet malinje, terapi pa pagesë me 6 barëra të reja
14.02.2017 16:35
Të prekurve nga sëmundjet malinje tashmë do t’u ofrohen gjashtë barna të reja në Klinikën për onkologji, të cilat më parë nuk kanë qenë në dispozicion të pacientëve...

Tani për këto barna të sëmurët nuk janë të detyruar të paguajnë me mijëra euro, pasi ato mund t’i marrin falas në kuadër të sigurimit shëndetësor.
"Këto janë barëra që deri më tani aspak nuk kanë qenë në listën pozitive e as nuk janë furnizuar. Terapia për sëmundje malinje të veshkave dhe lëkurës tashmë është vendosur dhe është e kapshme për pacientët, ndërsa këtë vit do të vendosen edhe barëra për kancer të gjirit, kancer të zorrës së trashë, kancer të mëlçisë dhe dy barëra për kancer të mushkërive",- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Për vitin 2017 kemi ndarë 32 milionë mjete shtesë për rritjen e barërave të cilat do të përdoren për kancer, në fakt për sëmundjet malinje. Janë gjashtë barëra të reja të cilat dy prej tyre veç më kanë filluar të përdoren gjatë vitit 2016 dhe katër barërat e reja brenda dy-tre muajve do të fillojnë të jepen në Klinikën e onkologjisë”,- tha drejtori i FSShM-së, Orhan Ramadani.
Maqedonia është një nga vendet e para të rajonit që e vendos këtë terapi dhe sjellja e barërave të reja do te thotë inkuadrim i vendit me trendet botërore të Maqedonisë.
“Dy vitet e fundit kemi sjellë 7-8 barëra të reja. Në historinë e onkologjisë në Maqedoni nuk ka ndodhur që në periudhë kaq të shkurtë të sjellim kaq shumë barëra”,- theksoi drejtori i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Milan Risteski.
Agjencia për barëra në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë deri më tani ka siguruar 61 milionë denarë.
BELINDA KOKA-ADEMI
