Maqedoni

Rasti “Puç”, Anevski: PPS do të na tregojë pse u tërhoq nga rasti

14.02.2017 17:00

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva, dhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski...

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva, dhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski, gjatë një takimi të përbashkët kanë folur për dinamikën e dorëzimit të lëndës “Puç” dhe sqarimet rreth tërheqjes së PPS-së nga kjo lëndë.
 
Pas takimit, Anevski tha se pesë prokurorë nga PPS-ja javën e ardhshme do të takohen me anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe do t’i arsyetojnë shkaqet për dorëheqje të PPS-së nga rasti “Puç”.
 
“U morëm vesh që javën e ardhshme pesë prokurorë nga PPS të kenë takim me anëtarët e Këshillit të Prokurorëve për marrjen e lëndës “Puç” dhe të njëjtët të merren vesh se si do të shkojë procedura. Ne na intereson i gjithë rasti. Për çfarë arsye janë tërhequr nga ndjekja e pesë personave”,- deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski.
 
Prokurorja Janeva nuk deshi të komentojë për takimin, por shkurt tha se javën që vjen do të njoftojë për rrjedhën e procesit.
 
“Nuk dua asgjë të komentojë, do të shohim javën e ardhshme”,- theksoi kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.
 
I pyetur nga gazetarët për marrjen e lëndëve “Monstra” dhe “Sopoti”, Anevski tha se fare nuk kanë diskutuar me Janevën për atë temë. 
 
Ndryshe, në janar, PPS ka hequr dorë nga aktakuza për lëndën “Puç”, ku të akuzuar ishin, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish-shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, dhe bashkëshortja e tij, kolegë të tij dhe një i punësuar në Komunën e Strumicës.
 
NAIM RAMADANI