Botë
Luksemburg, përplasen dy trena, një i vdekur
14.02.2017 17:23
Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur në Luksemburg sot në mëngjes...

Një person është raportuar i vdekur deri më tani, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave të deritanishme, një tjetër viktimë mund të ketë mbetur e bllokuar në pikën e përplasjes së trenave dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nuk po arrijnë të komunikojnë me të.
Aksidenti hekurudhor ndodhi pranë Bettembourgut dhe kufirit francez të zonës së Zoufftgen, ku në vitin 2006 një ngjarje e ngjashme tragjike u mori jetën gjashtë personave.
Sakaq autoritetet po hetojnë për të kuptuar shkakun e aksidentit tragjik.
