Botë

Gjermani, evakuimi i aeroportit në Hamburg, autoritetet: Nuk ishte sulm terrorist

14.02.2017 21:27

Autoritet gjermane kanë mohuar kategorikisht raportimin e parë për evakuimin e aeroportit të Hamburgut..

Autoritet gjermane kanë mohuar kategorikisht raportimin e parë për evakuimin e aeroportit të Hamburgut, duke deklaruar se nuk ishte sulm terrorist.
 
Hetimet kanë zbuluar se substanca që shkaktoi panik të pasagjerët dhe probleme fizike mund të jetë spraj piperi, i hedhur në sistemin e ajrimit të aeroportit. Hetimet vazhdojnë për të zbular autorët dhe arsyet e këtij incidenti.
 
Incidenti në aeroportin e Hamburgut të dielën, ku dhjetëra njerëz që gjendeshin aty patën probleme me frymëmarrjen dhe djegie të syve, nuk është një sulm terrorist. Autoritet gjermane që po vijojnë hetimet për ngjarjen, e kanë përjashtuar pistën e terrorizmit. Zëdhënësi i shërbimeve zjarrfikëse, Torsten Wessely, ka deklaruar se po hetojnë për një substancë që është hedhur në sistemin e ajrimit të aeroportit, dhe dyshojnë se mund të jetë një lloj spry piper.
 
“Dua të mohoj kategorikisht raportimet e para që ky ishte një sulm terrorist. Nuk ka asnjë të dhënë që të mund të konsiderohet i tillë. Gjatë kërkimeve, ekspertët tanë kanë gjetur një kuti spraj piper, që mund të ketë shkaktuar problemet tek pasagjerët, por kjo nuk është përfundimtare pasi cështja është ende nën hetim. Kjo substancë është përhapur nëpëmjet ajrit të kondicionuar, duke u shpërndarë në të gjithë zonën ” Plaza “. Kjo është arsyeja pse operacioni i evakuimit ishte aq i madh.”
 
Të dielën paniku përfshiu aeroportin e Hamburgut, pasi me shumë se 50 persona shfaqën probleme fizike, me frymëmarrjen dhe djegie të syve. Autoritetet reaguan menjëherë duke ndaluar fluturimet dhe evakuuar aeroportin. Të lënduarit morën ndihmën e parë jashtë ndërtesës së boshatisur të aeroportit dhe sipas policisë, nuk lindi nevoja për të dërguar askënd në spital. Ndërkohë, aeroporti pas disa orëve ou rikthye normalitetit./Oranews