Maqedoni

BDI –“Aleanca për shqiptarët”, takohen për platformën shqiptare, asnjë koment për dokumentin e LSDM-së

14.02.2017 20:45

BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë takuar për të shqyrtuar materialet e shkruara....

BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë takuar për të shqyrtuar materialet e shkruara, që LSDM-ja i dërgoi në adresë të partisë së Ali Ahmetit dhe që kanë të bëjnë me kushtet për negociata me partinë e Zoran Zaevit.
 
Në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, shkuan nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti,pasi kërkesa për takim ishte bërë nga selia blu. Pas dy takimit dy orësh nuk u qartësuan dilemat se cfarë përban dokumenti I LSDM-së dhe cilat janë pikat e platformës shqiptare që Zaev ka pranuar.
 
E vetmja gjë që u tha ishte se në takimm u diskutua për platformën. Të dyja palët konfirmuman se takimi ishte konstruktiv
 
“Takimi i sotëm është takim i grupeve tona të punës, në vazhdën e frymës së bashkëpunimit të platformës politike të partive shqiptare. Kishim një takim tejet konstruktiv në të cilin biseduam për pikat që I përkasin platformës. konstruktiviteti ka të bëjë edhe me faktin se ëhtsë e rëndësishe të përmbahemi në këto vlera që janë vlera të larta të bashkëpunimit ndërshqiptar”, tha pas takimit nënkryetarja e BDI-së , Teuta Arifi. 
 
“Për ne është me rëndsi që platform të implementohet pikë për pikë ashtu si janë marrë vesh partitë politike shqiptare dhe si e kanë nëshkruajtur dhe shpresoj që kjo të realizohet. Për ne është shumë me rëndësi që qeveria e ardhëshme, kushdo që të jetë pjesë e saj, të implementojë të gjitha pikat e kësaj platform shqiptare”, tha Arben Taravari- Sekretar gjeneral i LR-PDSH-së.