Evzoni edhe më tej i mbyllur, Dojrani i hapur vetëm për automjete të udhëtarëve
Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni....

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimi Mexhitlia (Manastir) është i hapur për çfarëdo lloj të automjeteve, ndërsa Dojrani është i hapur vetëm për automjete të udhëtarëve, informon Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM).
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan Makedonska Kamenicë Dellçevë, Vinicë-Berovë, GostivarStrazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, KatllanovëVeles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje Bukovë.
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep Manastir Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet,pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
