Kumanovë, fillon gjykimi për rastin e Almir Aliut

15.02.2017 10:12

Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë do të fillojë mbajtja e seancës....

Në Gjykatën e Kumanovës ka filluar procesi gjyqësor për rastin e Almir Aliut, i cili vdiq si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale midis tij dhe familjarëve të vogëlushit të ndjerë.

Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Babai i 4-vjeçarit u ka bërë thirrje autoriteteve që vrasësi i djalit të tij të marrë dënimin maksimal. Përfaqësuesit e shoqatës “Zëri” sot me fillim prej orës 10 do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Kumanovë, ku do të mbahet seanca për gjykimin e Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit, Almir Aliu.

Ashtu si thonë nga kjo shoqatë, do të kërkohet drejtësi dhe gjykim të drejtë për vrasjen e Almirit dhe tentimit për vrasjen e prindërve të tij për të cilët Iliq do të përballet me një dënim nga 10 vite e deri në burgim të përjetshëm.

Në këtë rast, përveç Boban Iliçit, akt padi janë ngritur edhe ndaj babait të Almirit, S. A.(36), S. D.(36) dhe A. A.(32) nën akuzën për ushtrim dhune.