India thyen rekordin, lëshon 104 satelite
India ka hyrë në histori duke nisur me sukses 104 satelitë...

India theu një rekord të ri botëror, duke lëshuar me sukses 104 satelitë në orbitë.
Ky është numri më i madh i satelitëve të lëshuar ndonjëherë nga një vend në një mision të vetëm dhe e kalon disa herë rekordin aktual që mbahej nga Rusia, e cila lëshoi 37 satelitë në vitin 2014.
Vetëm tre janë gjithsesi satelitë të prodhuar në Indi, 101 të tjerët janë nga vende të huaja, 96 nano satelitët janë nga Shtetet e Bashkuara, një nga Izraeli, një nga Kazakistani, një holandez, një zviceran dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumica e satelitëve të lëshuar kanë aftësi fotografimi të Tokës dhe i përkasin kompanisë amerikane “Planet”.
Sateliti indian ka aftësi katrografike, pra mund të fiksojë pamje me cilësi të lartë. Ai pritet të përdoret për të monitoruar “armiqtë” rajonalë, Pakistanin dhe Kinën. Ekspertët vlerësojnë se ky është një sinjal i cili tregon që India po ngrihet në nivelin e një “lojtari kyç” në tregun disamiliardësh të hapësirës.
Kryeministri, Narendra Modi, përgëzoi shkencëtarët që për tre vjet rresht punojnë në programin bërthamor, që cilësohet si një program me kosto të ulët dhe ka qenë pikërisht çmimi që ka tërhequr konsumatorët ndërkombëtarë të provojnë të lëshojnë si provë vitin e kaluar 75 satelitë njëkohësisht nga Sirakota në Andhra Pradesh.
