Dy të rinj përgatiten për vdekje, hedhin veten në erë me eksplozivë

15.02.2017 13:17

I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka lëshuar një video tronditëse...

I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka lëshuar një video tronditëse ku tregon dy djem të rinj, të cilët ngarkojnë makinën e tyre me eksploziv dhe hedhin veten në erë në objektivat e armiqve.

Videoja tregon të rinjtë me fytyra të njoma, çka do të thotë se janë në adoleshencë të hershme, teksa flasin mbi një grumbull gurësh.

Të veshur me veshje ushtarake, ata mbajnë një pushkë në dorë teksa përgatiten për vdekjen e tyre të parakohshme. Videoja mendohet se është regjistruar në Sinjar, një territor kurd në Irak.

Të rinjtë shihen të qeshur teksa marrin makinën e tyre me eksploziv. Më pas, pamjet nga ajri tregojnë shpërthimin e makinës bombë.