Prej të hënës fillojnë vizitat shtëpiake mjekësore
Këshilla shëndetësore, shërbime dhe kujdes të posaçëm do të marrin të sëmurët me gjendje të rëndë shëndetësore, njerëzit me aftësi të kufizuara, me invaliditet dhe personat që kanë vështirësi në lëvizje....

350 ekipe mjekësore të institucioneve shëndetësore, në kuadër të projektit “Vizita shtëpiake”, prej të hënën do të fillojnë të bëjnë vizita në shtëpitë e mbi 23 mijë personave të kategorisë së ndjeshme mbi 50 vjeç, që nuk janë në gjendje t’i vizitojnë institucionet shëndetësore.
Këshilla shëndetësore, shërbime dhe kujdes të posaçëm do të marrin të sëmurët me gjendje të rëndë shëndetësore, njerëzit me aftësi të kufizuara, me invaliditet dhe personat që kanë vështirësi në lëvizje.
“Bëhet fjalë për zgjerimin e projektit ”Vizita shtëpiake”, përfshirë 23.464 persona të moshës mbi 50 vjeç me nevoja të posaçme, të cilët kanë anomali kongjenitale ose të palëvizshme, të sëmurët mental, si dhe të gjithë personat me arsye të ndryshme që nuk mund t’i vizitojnë institucionet shëndetësore. Pikërisht për këtë, sistemi shëndetësor, gjegjësisht vizitorët shëndetësorë do t’i vizitojnë të sëmurët në kushte shtëpiake”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Në periudhën e kaluar sollëm kompensim për të verbrit dhe invalidët në shumë mujore prej 7 mijë denarësh dhe kompensim shtesë për shurdhmemecët në shumë prej 4 mijë denarësh në muaj. Rritëm ndihmën financiare për 46 % dhe planifikohet rritje të mëtejme për 5 % në nivel vjetor”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Projekti “Vizita shtëpiake” është iniciuar me qëllim që të parandalohen sëmundjet në kohë, duke u përkujdesur për të sëmurët në moshë të thyer dhe personat e paaftë. Gjatë këtyre vizitave, njerëzit në kushte shtëpiake do të kontrollohen nga ekipe ekspertësh të mjekëve në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)